Haradinaj: Kosova është keq

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova me vite është udhëhequr keq dhe për këtë qytetarët treguan se kjo qeveri që ka tani Kosova duhet të largohet.
“Ne e dimë se Kosova është keq. Është keq për shkakun e udhëheqjes, e cila jo vetëm se ka udhëhequr gabim gjithë këto vite por edhe ka marrë vendime që janë të rrezikshme për vendin, këto të fundit”, ka thënë Haradinaj. “Dje i kemi kërkuar qeverisë së vendit me shku, Mustafës dhe Thaçit, i kanë kërkuar qytetarët e vendit. Tani ora ka fillu, koha numëron që këta me reflektu”, tha më tej ai.
http://koha.net/?id=27&l=92864