RCCOLA

Haradinaj: Kosova është gjaku im që nuk falet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mijëra qytetarë janë tubuar në Sheshin Zahir Pajaziti në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.Ramush Haradinaj në fjalimin e tij, e ka cituar poetin e madh Ali Podrimja “Kosova është gjaku im që nuk falet”.

Fjalimi i Ramush Haradinajt

Shqiptarë kudo ku jemi, urime Dita e Flamurit. Dita e Pavarësisë dhe e Lirisë. Shqiptar e krenar, trim e bujar, i dijshëm e i vyeshëm. Mik, liridashës dhe i respektuar.

Me 28 Nëntor, nëpër shekuj i kemi thirrë vetëdijes sonë për fatin tonë si komb. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombasve tanë për liri.

“Kosova është gjaku im që nuk falet” – ka thënë Ali Podrimja.

Ne jemi evropianë dhe e nderojmë mikun e përjetshëm- Amerikën.

Pse Kosova sot është “e përulur dhe e turpnume”, “e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar”. Një Kosovë me kaq shumë potenicale.

Pushteti na ka nxjerr në rrugë, se po don me e ba Serbinë zot’ Shpije n’Kosovë. Na ka detyru me përdor gaz, se po don me i falë tokë Malit t’ Zi. Ne i themi Jo, se Kosova asht’ Njo e s’bahet dy.

Pushteti po na burgosë e po na i thyen dyert veç me u pajtu me marrëveshjet e tij. Ne i themi Jo. S’kemi as tokë me falë e as nuk e kemi n’mend me e lanë Serbinë me u kthy.

Mobi Casa

Kosovën e kemi çliru bashk me ju e me aleatët. Bashk do ta mbrojmë.

Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa.

Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje.

Kur e kemi nisë luftën, na kanë pas thanë se e kemi gabim. Por më vonë krejt bota demokratike ka qenë në anën tonë. Bashkë do të jemi prap.

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot, këtu jemi për shtet.

Sot u themi Jo marrëveshjeve. Marrëveshjet nuk kalojnë!

Urime!