UBT

Haradinaj: Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin britanik, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perendimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të analizës, në Foreign Office, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi delegacionin britanik, për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik dhe çështjet jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës.

United Hospital

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Nga ana e tyre, delegacioni britanik vlerësoi progresin e Kosovës, duke shprehur zotimin se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke e mbështetur vendin në procese të rëndësishme dhe në rrugën europiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.