Fundamenti

Haradinaj: Kosova ende nuk është punë e kryer

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se Kosova po përballet me dy sfida të mëdha, qeverisjen e dëmshme dhe përzierjen e Serbisë në Kosovë. Në një takim me bashkëatdhetarët në Zvicër në Kantonin e Asrgaut, Haradinaj tha se Kosova ende nuk është punë e kryer.

“Kosova ende nuk është punë e kryer. Kosova aktualisht po përballet me dy sfida të mëdha, me qeverisjen e dëmshme dhe me përzierjen e Serbisë në punët dhe në territorin e Kosovës!”, tha Haradinaj, sipas komunikatës për media nga AAK.

Lideri i AAK’së, ka thënë po ashtu se ai dhe AAK sot përfaqësojnë vizionin e ndryshimit në Kosovë, që është i paalternativë.

Eco Higjiena

“Bashkatdhetarët tanë ndihmuan luftën dhe lirinë, e sot po e ndihmojnë edhe paqen, ndërkaq Zvicra e ka mbështetur Kosovën edhe duke e njohur pavarësinë e saj, ndër të parët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas njoftimit për media të AAK’së, thuhet se përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe thuhet se i kanë shprehur mbështetje “vizionit dhe angazhimit të zotit Haradinaj, për ndryshim”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.