UBT

Haradinaj: Kosova dhe Amerika janë dhe do të jenë gjithmonë bashkë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova dhe Amerika janë bashkë edhe në këtë ditë dhe do të jenë gjithnjë. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e homazheve, të organizuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorë tjerë të akredituar në Kosovë, ministra të kabinetit qeveritar dhe punonjës së Zyrës së Kryeministrit, të cilët nderuan viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se 11 shtatori ka qenë sulm mbi vlerat civilizuese, ka qenë provë për gjithë botën demokratike, për t’iu përgjigjur një fryme, e cila ka qenë çnjerëzore.

ARKATANA

“Sot, kaq vjet pas asaj dite të rëndë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar ka triumfuar. Çdo ditë e më tepër po mbizotëron arsyeja dhe në të njëjtën kohë vlerat demokratike, vlerat tona civilizuese perëndimore nuk ka askush që mund t’i cenojë”, tha kryetari Veseli, duke shtuar se Kosova do të jetë së bashku me Amerikën, sepse Amerika është shpëtimtare e Kosovës dhe do të jemi bashkërisht përjetë.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, tha se Shtetet e Bashkuara përkujtojnë sulmet e 11 shtatorit dhe me këtë rast falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Kosovës për partneritetin dhe mbështetjen në këtë situatë. “Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Uashington dhe në Pensilvani, terrorizuan gjithë botën dhe populli i Kosovës gjithë kohën ka qenë me ne”, tha ambasadori Delawie. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.