Mobi Casa

Haradinaj konfirmon se ka përfarim qëndrimesh për koalicionin e opozitës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se ende s’janë marrë vesh për të gjitha detajet me partitë tjera që pritet të themelojnë Qeverinë e re. Megjithëkëtë, mikëpritësi i takimit të liderëve të opozitës ka thënë se ka përfarim të qëndrimeve mes të gjitha partitë politike.

“Janë përafruar qëndrimet”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me Kurtin, Mustafën dhe Limajn.

Ai ka thënë se askush në Kosovë nuk është kundër dialogut, por ka thënë se duhet të ketë dialog frytdhënës.

Ne zhvilluam një takim me partnerët që janë nënshkues të koalicionit, LDK, AAK, Nisma dhe Vetevendojse”.

“Biseduam për tema të cilat në rast se trjtohen me kujdes, bashkëbisedohet me kujdes, mund të ketë një përafrim të mëtejmë. Ne kemi biseduar me Vetëvendosjen për të gjitha temat që e preokupojnë vendin dhe për mundësinë e përafrimit në këto tema. Askush në Kosovë nuk është kundër dialogut. Ne nuk jemi kundër dialogut, jemi për dialog, për një Kosovë evropiane. Jemi deklaruar kështu dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë kësaj”, ka thnene Haradinaj.

Kurti: I paraqitëm me shkrim kërkesat për Qeverinë e re

Mobi Casa

Ka përfunduar takimi mes LDK’së, AAK’së, dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas takimit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë qe Vetëvendosje i ka paraqitur me shkrim kërkesat e tyre që lidhen me ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë.
Ai nuk tha që janë marr vesh për diçka në këtë takim. Liderët tjerë ende nuk janë prononcuar.

Mustafa, Kurti e Limaj shkojnë të Haradinaj për të folur për krijimin e Qeverisë

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Kryetarin e VV’së, Albin Kurtin e Fatmir Limajn kanë shkuar në selinë e AAK’së për ta takuar Ramush Haradinajn për të folur për formimin e Qeverisë së re.

Burime të Express kanë treguar se në takim do të diskutohet edhe përfshirja e Vetëvendosjes në Qeverinë, e cila do të kishte mandat vetëm dy vite.

“Do të bëhen përpjekje për t’a bindur Vetëvendosjen që të jetë pjesë e Qeverisë së Opozitës”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në takimin e katër liderëve.

Express gjatë ditës do t’ju informojë për zhvillimet e takimit.