Mobi Casa

Haradinaj: Koalicioni PDK-LDK, komod për t’u rehatuar në poste

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përkrahësve të tij atje u tha se partia e tij nuk e synon përgjithmonë opozitën, por deklaroi se do të vazhdojë të bëjë opozitë deri në ndryshim.

Lideri i AAK­-së Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit. Ai takoi strukturat e këtij subjekti politik dhe sipmatizantë të tjerë. Haradianj sërish është ndalur në situatën politike të krijuar pas kualicionit PDK­ LDK, por nuk la anash edhe braktisjen e vendit nga shumë kosovarë.

Uji Dea

Në këtë takim, koalicionin e arritur ditëve të fundit në mes të PDK­së dhe LDK­së, Haradinaj e quajti shumë komod për tu rehatuar në poste dhe vazhdimin e një qeverisje, sipas tij, akoma më të dobët.

Haradinaj gjithashtu komentoi edhe situatën e krijuar nga ikja e kosovarëve jashtë vendit. Kreu i AAK­së tha se nuk e synon opozitën përgjithmonë, por deklaroi se do të vazhdojë të bëjë opozitë deri në ndryshim./zeri/