FIDANISHTJA

Haradinaj: Koalicioni PDK-LDK, e keqja e dyfishtë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në prag të zyrtarizimit të koalicionit bashkëqeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ky koalicion po bëhet për dyfishimin e të keqes ndaj qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, e simbas tij, ka me pas pajtueshmëni për të keqën, mes atyne që deri dje kanë qenë oponent.

Haradinaj u ka kërkuar partive të mbetura në opozitë të dinë t’i kryejnë detyrat, ndërsa u shpreh optimist se do të mungojë bashkërendimi i veprimeve ndërmjet partive opozitare.

Këto komente Haradinaj i bëri mbas takimit që pati gjatë ditës së sotme me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ai tha se me Limajn takohet rregullisht, për të biseduar për situatën aktuale në vend.

Mobi Casa

Haradinaj ishte kandidat për kryeministër i bllokut LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje, për gati pesë muaj, derisa LDK nuk lidhi koalicion për bashkëqeverisje me PDK-në.

Në fillim të javës që vjen, PDK e LDK pritet me t’i krijojnë institucionet. /Rrokum/