Uji Dea

Haradinaj: Koalicioni me parti të tjera është i mundur

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryeministër nga koalicioni mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj, thotë se rezultati i këtyre zgjedhjeve prodhoi një situatë të re politike në Kosovë, megjithëse shprehu bindjen se ai do të jetë në gjendje që të krijojë qeverinë e re me mbështetjen e forcave të tjera politike shqiptare.

“Unë po punoj për të formuar qeverinë. Qeveria Haradinaj do të ketë përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë shqiptarë. Koalicioni me parti të tjerë është i mundur. Nuk kemi bërë ende konsulta, por është i mundur”, deklaroi ai. “Është krejtësisht rrethanë e re politike në vend; edhe vetë grupimet janë risi, pra edhe koalicioni ynë ishte një risi. Skena politike ka pësuar ndryshim të madh. Kemi fituar zgjedhjet, jemi rreth 10 për qind përpara nga vendi i dytë, por Vetëvendosje ka një rritje, ama ka një rënie të LDK-së. Ky është realiteti”.

ARKATANA

Haradinaj shton se në rang vendi koalicioni i tyre ka pësuar rritje. Ai tha se koalicioni është solid, ndërsa vetë synon që t’i japë Kosovës një qeverisje që e quajti “të veprimeve”. /Top Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.