GRANDEMALL

Haradinaj: Këto do të jenë vendimet e para të Qeverisë së re

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë sot pjesë ne debatin “Fol Hapur”. Ai në fillim të debatit është pyetur për vendimet e para që do t’i marrë Qeveria e re, nëse udhëhiqet nga ai, thuhet në njoftimin për media.

Haradinaj ka thënë se vendimet e para kryesisht do të jenë lidhur me ekonominë.

Ai ka thënë se një prej këtyre vendimeve do të jetë ai për TVSH-në, që të mos paguhet në doganë, por drejtpërdrejt nga qytetari, në mënyrë që të mos mbahet paraja peng nga bizneset.

“Zbatimi i Ligjit për TVSH-në, që mos me u pagua në kufi, në dogana. Do të jenë kryesisht vendime qeverisëse që kanë lidhje me ekonominë. Është një listë e gjatë që e vendimeve për qeverisjen e re, që do të kenë lidhje me Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

FIDANISHTJA

Haradinaj ka treguar se kur e ka marrë Qeverinë në mandatin e parë nuk prodhohej as rrymë.

“Kur kom marrë unë qeverinë, nuk është prodhuar rrymë, besoni ose jo. Pra nuk është mih qymyr dhe ne kemi importu qymyr nga fqinjët”, ka thënë ai.

Haradinaj pati marrë vendim që KEK-u të prodhojë rrymë më shumë dhe të mos ketë reduktime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.