RCCOLA

Haradinaj: Kërkova shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka lëshuar takimin me presidenten Jahjaga, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.Pas takimit, Haradinaj, tha se në takim ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Haradinaj, tha po ashtu se kërkesa e tij dhe e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit që të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mobi Casa

Ai tha se opozita mbetet e bashkuar, duke ftuar qytetarët që të shihen më 17 shkurt.

Haradinaj po ashtu tha se pret reflektim nga pjesëmarrësit në takim për qëndrimet që ai ka shprehur.