Uji Dea

Haradinaj kërkon të krijohet një fond për ushtrinë, ku qytetarët do të mund të kontribuojnë me donacione

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një bisedë për Ekonomia Online, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes të iniciojnë një projektligj, me të cilin do të krijohej një fond për forcimin e kapaciteteve të FSK-së për mbrojtjen e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka riaktualizuar këtë kërkesë pas ngjarjeve në Ukrainë, që treguan sa është e nevojshme që një vend si Kosova, e cila ka një vend fqinj – Serbinë tepër të militarizuar, ta forcojë mbrojtjen e vet.

“Unë kam kërkuar nga Qeveria, nga kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes që ta sjellin në Parlament një ligj, i cili me sa di unë veç është i gatshëm, për krijimin e një fondi për ushtrinë, për mbrojtje, ku njerëzit do të mund të kontribuonin me donacione, që do ta përshpejtonte kompletimin e nevojave të Kosovës në mbrojtje, pra të ushtrisë tonë”.

United Hospital

Megjithëse, situata në rajon nuk është stabile, Haradinaj thotë se Kosova ka fat që kufijtë e saj i mbrojnë NATO-ja, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.“Rajoni i Ballkanit nuk është aq stabil, pra nuk mund të konsiderohet stabil. Por fati i madh i yni është se kemi ushtri të NATO-së, të prira nga Amerika, të cilat e mbrojnë edhe kufirin e Kosovës. Ky është një fat i madh”, tha Haradinaj.

Në një deklarim të mëhershëm, Haradinaj kishte vlerësuar se Ushtrisë së Kosovës i duhet 10 miliardë euro buxhet, që të rrisë nivelin e fuqisë ushtarake, dhe të mund “të barazohet me agresorin e djeshëm”.

Pas votimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës me të cilin do të legjitimohej krijimi i këtij fondi, Haradinaj ka thënë se pret donacione nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, në trojet e veta etnike apo diasporë, para të cilat do t’i mundësonin Ministrisë së Mbrojtjes rritjen e teknikës ushtarake.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.