GRANDEMALL

Haradinaj kërkon nga deputetët përkrahje për shkarkimin e Qeverisë Kurti: Ta ndihmojmë Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të enjten ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, “e cila po i shkakton humbje dhe po i sjell goditje vendit tonë”.

“Muj me i listu humbjet edhe goditjet për Kosovën. Janë të shumta, i keni dëshmu e shpjegu shumë prej jush, po na i thonë mediat e po na i thonë edhe aleatët tanë. Nëse ne në Parlament e shohim qeverinë që po e udhëheqë vendin në drejtim të gabuar, po i sjell vendit humbje të njëpasnjëshme, si të veprojmë?”, është shprehur Haradinaj.

Eco Higjiena

Sipas tij, Kuvendi duhet t’i marr përgjegjësitë dhe ta shkarkojë Qeverinë Kurti.

“Nëse dikush prej nesh ende shpreson se Kurti dhe qeveria e tij do ta nxjerrin vendin nga drejtimi humbës, jam i bindur se do të dalë gabim. Nuk mund të shpresojmë që do ta zgjidh situatën ai që e ka sjell Kosovën në pozitën e të ndëshkuarit. Besoj se është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Kurtin nga rruga e gabuar. Detyrë e të gjithë deputetëve. Ju lus shqyrtojeni se a është në rregull me vazhdu në këtë drejtim apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën e ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”.

“Ne duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ta ndihmojmë Kosovën me mocion. Ta shkarkojmë Qeverinë Kurti. Nëse ne heshtim në ketë situatë në vazhdimësi po bëhemi pjesëmarrës të përkeqësimit të gjendjes. Dita e sotme kur Kosova ulet si palë në tavolinë e ndëshkuar duhet të na japë alarmin për mocionin që ta nxjerrim Kosovën nga drejtimi i gabuar”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.