UBT

Haradinaj kërkon ndihmën e Bullgarisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në margjina të Konferencës për sigurinë globale, në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, të cilin e ka falënderuar në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë, për të qenë palë e barabartë në të gjitha nismat dhe forumet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimin bilateral me Bullgarinë, si dy vende mike”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit me kryeministrin Borissov.

Haradinaj e njoftoi kryeministrin bullgar për proceset në Kosovë, duke vlerësuar lartë mbështetjen e Bullgarisë për rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me theks në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

FIDANISHTJA

“Që nga marrja e kryesimit të Presidencës së BE-së, Bullgaria ka luajtur rol të rëndësishëm në afrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me këtë organizatë dhe për këtë ne do t’i jemi gjithmonë falënderues shtetit bullgar dhe kryeministrit Borissov”, tha Haradinaj.

Duke kërkuar ndihmën e mëtejme të Bullgarisë, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka nevojë të ketë një mik siç është Bullgaria në procesin e liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE dhe në NATO, por edhe në synimin për t’u anëtarësuar në INTERPOL dhe EUROPOL.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e synimeve të saj për një shtet të suksesshëm të integruar në bashkësinë euroatlantike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.