FITORJA

Haradinaj kërkon mbështetje nga Amerika për anëtarësimin e Kosovës në BE, OKB dhe NATO

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me kryetarin e Komunitetit për Shërbime të Armatosuara në Senatin Amerikan, James Inhofe.

Përmes një komunikate për media, thuhet se Haradinaj ka kërkuar mbështetje të mëtutjeshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës, në organiztatë ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë. Këtë më së miri e kanë dëshmuar në rastin e Kosovës, duke mbrojtur popullin në kohë të vështira dhe tani duke ndihmuar në forcimin e demokracisë, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Rol të pazëvendësueshëm për ta mbajtur gjallë temën e Kosovës në agjendën amerikane kishin Senatorët nga ky vend”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimi që zhvilloi me kryetarin e Komitetit për Shërbime të Armatosura në Senatin Amerikan, Senatorin James Inhofe.

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria, ishin temat që u biseduan nga Kryeministri Haradinaj dhe Senatori Inhofe.

Mobi Casa

Duke theksuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në BE, OKB, NATO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, Kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova të jetë pjesë e këtyre institucioneve.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Senatorin Inhofe për të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen për procesin e tranzicionit të FSK-së në Forca të Armatosura, si një forcë profesionale e cila do të jetë në shërbim të forcimit të sigurisë dhe të paqes në botë.

Kryeministri Haradinaj, ka theksuar se partneriteti me ShBA-të është orientim i Qeverisë së Kosovës dhe në këtë drejtim, të dyja vendet duhet të fuqizojnë bashkëpunimin politik dhe ekonomik.

Senatori James Inhofe, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.