RCCOLA

Haradinaj: Kemi qëndrim të njëjtë me minoritetet, nuk duam zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka përfunduar takimi i Bllokut me minoritetet. Me të dalë nga takimi, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për zhagitjen e procesit të formimit të institucioneve. Ai ka thënë se askush nga pakicat nuk do të shkojë në zgjedhje, ndërkaq ka theksuar se kanë marrë konfirmimin e pakicave se ata do ta përkrahin palën që e ka shumicën.

Haradinaj, ka thënë se do të kërkojnë nga presidentja që të kërkojë sqarim për pikën 127 nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë ta bëjë edhe vetë blloku.

Yagcilar: Zgjedhjet nuk janë opsion

RCCOLA

“Kemi pasur një takim konsultativ, për të diskutuar për mënyrën se si mund të dalim nga bllokada, kështu që kemi konstatuar se zgjedhjet nuk janë opsion i favorshëm për vendin”, ka thënë Yagcilar, pas takimit me Bllokun.

Ai ka thënë se nuk është çështja se dikush po pengon, por problemi qëndron në atë se duhet sqaruar të drejtat ligjore.

Yagcilar vlerëson se do të ishte mirë që presidentja apo blloku t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje./express/