FITORJA

Haradinaj: Kam dyshimet e mia, Kurti i gatshëm ta dhurojë Veriun për të shpëtuar nga Asociacioni

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i fundit i Intervistës së Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Marrëveshja me Serbinë, bisedat me kryeministrin aktual Albin Kurti, rreziku i prishjes së raporteve me ShBA-në dhe dyshimet mbi qëllimet e Kurtit janë disa prej temave që u diskutuan të hënën që lamë pas.

Vëmendja padyshim se shkoi edhe te raporti momental me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kreut të AAK-së, këto raporte nuk janë të mira dhe faj për këtë ka vet shefi i ekzekutivit.

Gjithashtu, ai hodhi dyshimet e tij se Kurti ka hequr dorë nga veriu, për të mos e themeluar Asociacionin.

“Kur të thotë Amerika për çështje të sigurisë: Mos!, ti je e pafuqishëm m’i kry vet punët. Dëgjoni, një pjesë e VV-së janë tamam si ata fëmijët që luajnë Counter – Strike. Këta nuk po e kuptojnë se sa serioze është situata atje. Këta nuk shkojnë me vdekë atje. Xhelali shkon veç për turizëm. Si turist. A e din çka është turisti?! Janë disa djem aty të UÇK-së, prapë mbi ta kanë me bazu, se këta tjerë që janë me “euro-krema”, po vaki i lëshon “euro-kremi”, tani shkojnë me i lypë ata që i kanë sha, i kanë ofendu, i kanë fy, tjerë nuk mbajnë atje se është pak e ndishme”, tha fillimisht Haradinaj.

Fundamenti

Veç kësaj, ai tha se situata aktuale e sigurisë është e ndieshme. Kjo si shkak i sjelljeve të Kurtit.

Siç e tha njeriu që dikur ka ushtruar detyrën që e ushtron Kurti tani, po shkon poshtë i gjithë ai investim i deritanishëm.

Ndërkaq, për uniformat e Policisë së Kosovës të veshura nga serbët tha se është meritë e amerikanëve, sepse ata as nuk do t’i veshnin po të varej nga ne.

“Është situatë e ndishme e sigurisë. Një popull i vetëdijshëm, sjelljen e Kurtit kundër aleatit të sigurisë në veri. Humbjen e investimit që e kemi marrë, ata serbë, kanë qenë të pabesueshëm edhe prej serbëve se e ka vesh uniformën e Kosovës. Ndoshta edhe ne s’iu kemi besuar, mundet, edhe nuk po them pa të drejtë, po edhe serbët s’ju kanë besu mjaftueshëm. Ti me humbë krejt këtë investim, ata i kanë vesh ato uniforma prej amerikanëve se kurrë nuk i kishin vesh, kjo ka qenë me mbajtë ditë zie. Pra, e ke lëndu shtetin, e ke dëmtu shtetin”.

Në pjesën e fundit ndërkaq, Haradinaj pohoi se ekziston dyshimi i bazuar që Kurti për të shpëtuar nga Asociacioni është i gatshëm ta dhurojë veriun.

“Këta nuk janë t’u lypë më shumë, këta janë t’u u mundu me humbë atë që dikush e ka kriju, atë ligj, atë shtet në veri. Dyshimi është mjaft i bazuar, mos Kurti për me shpëtu prej Asociacionit, e jep Veriun. Unë i kam këto dyshime fort serioze. Kurti, edhe VV-ja, se ata kanë qenë kundër Asociacionit, janë në gjendje me dhënë një pjesë të territorit të Kosovës, pra fillimisht një autonomi, e pastaj kush e di çka, vetëm me thënë që ne nuk e krijuam Asociacionin. Jam mundu me shty, po këta qe 20 vjet, e kanë lënë kështu, edhe qe s’ka kurgjo atje, se qe 20 vjet i kanë lënë veç do sa për sy e faqe”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.