Fundamenti

Haradinaj: Kaluam provimin me notën më të lartë për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në qytetin e Deçanit, ku është takuar me strukturat e atjeshme.

Në fjalimin para të pranishmëve, shefi i ekzekutivit tha se Kosova ka arritur shumë në fushën e sigurisë, raporton Indeksonline.

Sipas tij, Kosova e ka dhënë provimin me notën më të lartë në këtë drejtim.

Më poshtë një pjesë e fjalimit të Haradinajt:

S’mundesh me rrit fëmijë në vend të pasigurt dhe jemi detyruar të bëjmë rend, ligj e siguri. Janë policët tanë, ushtarët, prokurorët e gjyqtarët tanë që na bëjnë krenar.

Dje kemi votuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe prioritet kemi pasur sigurinë.

Janë trajtuar me respektin më të madh policët, gjyqtarët e prokurorët, që i kanë pagat më të lartat në rajon. Policia jonë po hyn në vend me policitë më të zhvilluara në rajon.

Uji Dea

Provimin e parë për me ndodh ekonomia, investimet e kemi kaluar me suksese e ai lidhet me sigurinë.

Provimin e kemi dhënë me notën më të lartë sepse tani kemi edhe ushtrinë tonë kushtetuese.

Kosova e ka përmbyll arkitekturën e saj të sigurisë, e tani kemi një ushtri që na pranon bota, me të drejtën e saj me mbrojt kushtetutën, vendin e kufijtë.

Ne e dimë çka do të thotë kur s’je i sigurt, e dimë si na ka humbur brenda një ditë ajo që e ndërtuan të parë, e lëshuam shtëpinë për një ditë.

Shikoni sa arritur e madhe për ne është arritja e arkitekturës së sigurisë.

KFOR është po ashtu i joni, janë të paqes, janë tonë, por edhe ushtria jonë është NATO, sepse do të bëhemi pjesë e saj. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.