ARKATANA

Haradinaj: Kadriu mund ta faktorizojë Anamoravën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë jam në Gjilan për t`i dhënë përkrahje kryetarit Rexhep Kadriu sepse strategjia dhe mënyra e punës së tij, mund ta kthejë në hartë regjionin e Anamoravës, ta faktorizojë dhe ta bëjë partnerë secilin. Ju, gjilanasit e keni mundësinë të ktheheni në hartë, sepse e keni Rexhep Kadriun, i cili mendojë se përfaqëson logjikat e duhura, të shëndosha për ne”, ka thënë më tej Haradinaj.

Në kuadër të vizitave dhe takimeve të shumta që kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka pasur gjatë ditës së marte, ai është takuar edhe me Shoqatën e Naftarëve të Gjilanit.

Kadriu, i shoqëruar edhe nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili të martën ka qëndruan në Gjilan, bashkë me anëtarë të Degës janë pritur nga përfaqësues të Shoqatës së Naftarëve.

Kadriu ka thënë se ai i ka vënë detyrë vetes që të takohet me të gjitha shtresat e shoqërisë, me qëllimin për ti parë kushtet dhe për të diskutuar për problemet që këto shtresa të ndryshme kanë. Ai ka thënë se këto 7 vjetët e fundit, Gjilani është bërë poligon i njerëzve të huaj, të cilët vijnë këtu, nisin bizneset e tyre, përfitojnë dhe pastaj ikin. Mirëpo, kjo veti, ka thënë Kadriu, do të ndërrojë së shpejti.

“Është treg i lirë, mirëpo detyrë e kryetarit të komunës është të mbrojë interesin e investitorit vendas në çfarëdo forme dhe mundësie. E kjo mbrojtje bëhet atëherë kur nuk lihet që investitorë të jashtëm të kenë përparësi në tregun komunal, para atyre që janë vendas”, ka thënë Kadriu.

ARKATANA

Ai ka thënë se në të ardhmen si kryetar i komunës, do t`i favorizojë bizneset vendase para të gjithë tjerëve, duke i ofruar kushte dhe hapësirë për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Bashkëpunimi në mes kryetarit të komunës dhe bizneseve, ka shtuar Kadriu, do të jetë i natyrës së ngushtë në të ardhmen.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se një kryetar komune duhet të mendojë për sipërmarrësit e asaj komune, për ata që sjellin qarkullime brenda qytetit.

“Komuna si hallkë e parë e shtetit, i ka tri punë kryesore, që nëse i ndajmë në grupe radhiten në infrastrukturë bazike, administratë (përshtatjen në kërkesat e qytetarëve) dhe më e rëndësishmja, nxitja e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

“Unë jam në Gjilan për t`i dhënë përkrahje kryetarit Rexhep Kadriu sepse strategjia dhe mënyra e punës së tij, mund ta kthejë në hartë regjionin e Anamoravës, ta faktorizojë dhe ta bëjë partnerë secilin. Ju, gjilanasit e keni mundësinë të ktheheni në hartë, sepse e keni Rexhep Kadriun, i cili mendojë se përfaqëson logjikat e duhura, të shëndosha për ne”, ka thënë më tej Haradinaj.

Takimi ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me naftarët, të cilët kanë shprehur kërkesat e tyre dhe pengesat që iu paraqiten në zhvillimin e bizneseve të tyre, ndërsa kanë falënderuar Aleancën, që kanë qenë të parët që kanë organizuar një takim direkt të një forme të tillë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.