Haradinaj ka vërejtje për të gjitha partitë, dhe një mesazh për Albin Kurtin 

Dy krerët e partive që formuan koalicionin e parë parazgjedhor, Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj, janë të ftuar në emisionin Pressing të Televizionit T7 që të flasin rreth ngjarjeve të fundit. Kreu i AAK’së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ka komentuar partitë politike, e në veçanti është ndalë te Vetëvendosja, madje ai ka edhe një mesazh për kreun e saj.

Ai ka filluar me vërejtje për të gjitha partitë.

“Kam disa vërejtje për të gjitha partitë politike”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

PDK’ja për Haradinajn është e paqëndrueshme.

“PDK’në e shoh të paqëndrueshme, merr vendim por nuk ështe e qëndrueshme”, është shprehur Haradinaj.

“LDK’në e shoh si jo-opertunista, ata nuk i kapin patatet e nxehta”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërsa për Albinin tha se ai është një makiavelist.

“Ai është një makiavelist i mirë, mjeshtër i mirë si me u paraqitë. Por nuk është ashtu si duket”, e ka komentuar Haradinaj kreun e VV’së.

Haradinaj madje ka një mesazh për Albin Kurtin.

“O Albin le taksën rahat, leje atë “më mirë reciprocitet se taksë” sepse shyqyr që e kemi taksën, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa për Nismën është i interesuar për partneritet.

“Jam i interesuar për partneritet me Nismën”, shtoi Haradinaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).