United Hospital

Haradinaj ka një kërkesë për faktorin politik shqiptar në Mal të Zi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës jo të mirë politike të krijuar tanimë në Malin e Zi.

Ai ka thënë se formimi i Qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian.

“Si vend e komb, jemi gjithmonë në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve, sa i përket zhvillimeve në rajon si dhe atyre globale. Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell Zeri.info.

United Hospital

Tutje, në këtë reagim, Haradinaj ka shtuar se shqiptarët në Mal të Zi duhet ta shohin të domosdoshëm orientimin pro amerikan dhe pro evropian.

”Ftojmë faktorin politik shqiptar që në këto procese, tani dhe në të ardhmen, pjesëmarrjen dhe reflektimin e vullnetit të qytetarëve shqiptar në të gjitha institucionet e Malit të Zi, ta shoh para së gjithash në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan dhe pro evropian. Çfarëdo qasje tjetër nga cilido akter në Mal të Zi do të ishte i dëmshëm për rajonin në aspektin afatshkurtër, por edhe për vet Malin e Zi në një perspektivë afatgjate”, ka përfunduar Haradinaj. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.