Eko Higjiena

Haradinaj ju thotë Mustafës e Pacollit: S’kam kohë të merrem me ju

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj nuk do të jetë i pranishëm sot në një takim të thirrur nga Isa Mustafa për në orën 14:00.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimet për një koalicion të ardhshëm pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Haradinaj thotë se s’ka kohë të merret me këto gjëra.

Këto komente ai i bëri në Facebook.

UBT

“Nuk do hyjmë fare as në debate e as në spekulime parazgjedhore. Sepse duam që qytetarit të Kosovës, në të gjitha viset, pëllëmbë për pëllëmbë t’ia ofrojmë platformën tonë për DREJTIMIN E RI me të cilin do ta ndryshojmë gjendjen. Nuk kemi kohë të merremi me tjerët- Aleanca e ka vetëm një Aleat: qytetarin e vendit!”, shkruan Haradinaj.

Kryetari i AAK’së thotë se sot do të qëndrojë në Podujevë dhe Ferizaj.

“Vendi im më njeh si njeri që e mbaj premtimin. Këso radhe, si asnjëherë më parë ndjehem i obliguar dhe motivuar që vendit tim t’i premtoj se do ta mbaj Fjalën”.