United Hospital

Haradinaj: Ju garantoj se nuk kam hequr dorë nga Kulla e Çakorri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka thënë qytetarëve të Kosovës se me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka heq dorë nga Kulla e Çakorri. Haradinaj, ka takuar ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilëve u tha se lëvizja e lirë do të arrihet pa humbur territor.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet.

ARKATANA

Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak!

Lavdi te rënëve për liri!

R.H.

Pas tre vjetësh Kosova ratifikoi demarkacionin me Malin e Zi, i cili u tha të jetë kushti për liberalizimin e vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.