Haradinaj: Jo zgjedhje, protesta
Krerët e partive të Bllokut e kanë hedhur poshtë kërkesën e shefit të PDK-së, Hashim Thaçi, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, si mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë deklaruar, të mërkurën, pas takimit të Bllokut se zgjedhjet nuk janë opsion, pasi që zgjidhja ekziston brenda Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj, po ashtu, është shprehur kundër shkuarjes në një takim të përbashkët të gjithë liderëve politikë tek presidentja, Atifete Jahjaga, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë e përkrahjes së idesë së “Vetëvendosjes” për thirrjen e një proteste për rrëzimin e Hashim Thaçit nga pushteti, nëse shteren të gjitha mundësitë e dialogut politik. /zeri/

