RCCOLA

Haradinaj: Jo koalicionit me PDK-në

/ 3 minuta lexim

Unë e kam marrë seriozisht këtë projekt. Unë nuk bëj kompromise me këtë projekt. Unë nuk do të bashkëqeverisi me ata që e kanë prurë gjendjen në ditën e sotme, ani pse plot njerëz mendojnë se ky është një slogan parazgjedhor. Jo për inati të tyre, por për shkak të një mundësie që dëshiroj me ia dhanë vendit që me u zhvillu në mënyrën e duhur, garanci kemi për modelin e qeverisjes së 100 ditkëshit. Jo vetëm me idealizua atë 100 ditësh por ka qenë një model i qëndrueshëm, me gjithë ato që ndodhën në qeverisje nga ajo kohë”, ka thënë Haradinaj,

Aleanca e Gruas së Kosovës sot ka bërë prezantimin e platformës për Zgjedhjet Parlamentare 2014. Prezantimin e bëri kryetarja e AGK-së. Donika Kadaj-Bujupi.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndër tjerash ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Mobi Casa

“Unë e kam marrë seriozisht këtë projekt. Unë nuk bëj kompromise me këtë projekt. Unë nuk do të bashkëqeverisi me ata që e kanë prurë gjendjen në ditën e sotme, ani pse plot njerëz mendojnë se ky është një slogan parazgjedhor. Jo për inati të tyre, por për shkak të një mundësie që dëshiroj me ia dhanë vendit që me u zhvillu në mënyrën e duhur, garanci kemi për modelin e qeverisjes së 100 ditkëshit. Jo vetëm me idealizua atë 100 ditësh por ka qenë një model i qëndrueshëm, me gjithë ato që ndodhën në qeverisje nga ajo kohë”, ka thënë Haradinaj,

“Programi i bazuar përbëhet nga katër shtylla dhe mbështetë: barazinë ekonomike, barazinë për lagjin, pronen dhe trashëgëmin, mirëqenien sociale. Aleanca do të ofroi shkollimin pa pagesë për vajza në të gjitha institucionet publike. Poashtu do të bëjmë zbatimin e ligjit të trashëgëmis dhe prones publike përmes subvencionimit të bizneseve të grave, kundruall posedimit të kolateralit, sigurimit të shtesave të fëmijëve dhe mbi 2 mijë vende punë të parapara do të jenë për gra” u tha në prezantim.

E deputetja e Aleancës, Donika Kadaj-Bujupi, ka ftuar gratë që ta votojnë Aleancën dhe ta përkrahin në mënyrë që ky program i tyre të bëhet realitet brenda vitit dhe në 4 vitet e ardhshme.