UBT

Haradinaj: Jo koalicion para zgjedhjeve – nuk e mirëpresim fjalimin e Jahjagës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të jetë pjesë e qeverisë deri sa nuk anulohen dy marrëveshjet: ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe pa u mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Kështu ka deklaruar në emisionin “Politikë”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së, foli edhe për zgjedhjet duke thënë se do ishte mirë që zgjedhjet të mbahen në pranverë.

Uji Dea

Ai shtoi se do të pranonin të hynin në zgjedhje më një listë të përbashkët me Vetëvendosjen dhe Nismën për Kosovën.

Ai ka folur edhe për fjalimin vjetor të presidentes Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë se nuk e mirëpret këtë fjalim, pasi që situata nuk është për seanca ceremoniale. Mirëpo, ka shtuar se nuk do ta pengojnë.