UBT

Haradinaj: Jemi të shqetësuar që nuk po thirret seanca

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“Takimi i sotëm është thirrur për shkak se jemi shumë të shqetësuar për mënyrën se si PDK’ja përmes Flora Brovinës e ka uzurpuar pozitën e kryesuesit të seancës konstituive. Ajo që ka bërë Brovina është ikje nga seanca, duke shkaktuar edhe më shumë humbje kohe e që kjo shkon në dëm të Kosovës”, ka thënë Ramush Haradinaj.
“Ne jemi të bindur që seanca është dashur të thirret gjatë kësaj jave. PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin sepse kjo bllokadë është në favor të tyre dhe u blenë kohë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK’ja tha se blloku të javë s‘do të ndërmarr asnjë veprim asgjë, do të jetë vetëm javë e konsultave. “PDK dhe flora Brovina kanë vendosur një regjim jo demokratik I cili është në favor të tyre por në dëm të qytetarëve të vendit”, tha ai.

RCCOLA

“Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendet Gjykata Kushtetuese, nuk e konsiderojnë të arsyeshme shkeljet e Flora Brovinës t’i dërgojmë në këtë gjykatë”, tha ai.