Haradinaj: Jemi përherë mirënjohës ndaj Amerikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me rastin e ditës së Pavarësisë Amerikane, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se SHBA-të, janë partnerët e parë të paqes, lirisë dhe zhvillimit.

Postimi i plotë Ramush Hardinajt:
Në atmosferën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë Amerikane, e përcjellë mirënjohjen e thellë dhe falënderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, amerikanët me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësit në radhë të KFOR-it.

Mobi Casa

Populli i Kosovës u është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në të gjitha përpjekjet tona për shtet dhe dinjitet kombëtar e qytetar.

Populli ynë dhe Republika e Kosovës llogarisin edhe në të ardhmen në mbështetjen e SHBA-ve dhe garantojnë miqësi e bashkëpunim të përhershëm midis dy vendeve tona dhe në funksion të ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

SHBA-të janë miqtë vendi ynë mik, SHBA-të janë partnerët tanë të parë të paqes, lirisë dhe zhvillimit!