Fundamenti

Haradinaj: Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin, na duhet angazhim i secilit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka pritur në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre institucional.

Kryeministri Haradinaj tha se nga raportet që ka pranuar, ka kuptuar që për këto muaj ka pasur angazhim konkret nga ana e zëvendësministrave, një dëshmi kjo që secili nga ju e dini peshën e përgjegjësisë.

“Ju e keni kuptuar përgjegjësinë kushtetuese që keni. Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin, ku secili e ka rolin e tij / saj. Ju ftoj të jemi bashkë që të mos dështojmë drejt rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane”, tha Kryeministri Haradinaj.

UBT

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se sundimi i rendit dhe ligjit, njohjet e reja, gjendja ekonomike, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, janë disa nga temat e ndjeshme dhe që kërkojnë shumë përkushtim, për të cilat kërkohet edhe angazhimi i gjithsecilit nga ne.

“Bëni përpjekje të komunikoni, të jepni nga vetja, që punët e mëdha që i ka vendi, të përmbyllen. Duhet ta përmbyllim me sukses këtë vit. Angazhimi juaj na ndihmon shumë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nëse shkojmë të gjithë në këtë frymë, jemi të bindur që deri në fund të këtij viti, do t’i kemi efektet e angazhimit konkret.

Takimi i zëvendësministrave është i dyti i këtij niveli, i kërkuar nga Kryeministri Haradinaj. Takimi i radhës do të jetë pas 6 muajsh, për t’u përballur me rezultatet e matshme individuale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.