FITORJA

Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Deçan, prej ku ka dërguar mesazhe për rrugën euroatlantike të Kosovës .

Haradinaj ka thënë se AAK e ka kthyer me punë e zhvillim besimin e qytetarëve të Deçanit.

“Besimin e qytetarëve të Deçanit, tash e sa vjet, Aleanca e ktheu me punë e zhvillim. Në 24-vjetorin e themelimit të degës në Deçan, reflektohej entuziazmi për Aleancën, forcë e parë në vend, nisur nga fakti se Aleanca u dëshmua në qeverisje komunale e qendrore, me përgjegjësi, përkushtim e shumë punë të mira”, ka thënë Haradinaj.

Uji Dea

Haradinaj ka shtuar se nuk do të ndalemi në rrugën e nisur për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s.

“U ndjeva i nderuar pranë familjarëve, shokëve të fëmijërisë, bashkëluftëtarëve, bashkudhëtarëve politikë dhe të gjithë njerëzve të mirë të Deçanit. Asnjë moment nuk do të ndalemi në rrugën që e kemi nisur, për t’i ofruar vendit ndryshimin që meriton dhe pa e bërë Kosovën më të jetueshme dhe më të sigurtë, anëtare të NATO-s, krahas Amerikës dhe mbarë botës demokratike”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.