Haradinaj: Jemi gati për formimin e Qeverisë
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli së bashku me mandatarin për kryeministër Ramush Haradinajn, kanë mbajtur konferencë për media.
Në këtë konferencë Haradinaj, theksoi se sot janë përgatitur për të formuar qeverinë e re.
Ai tha se duhet të ketë mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.
“Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli theksoi se do të ketë një shumicë stabile.
“S’ka kurrfarë kushtëzime nga Lista Srpska dhe do të vazhdohet me zhvillimin ekonomik në vend”, ka thënë ai. /Telegrafi/


