Haradinaj: Jemi bërë bashkë me Veselin e Limajn për të nderuar atdheun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se veteranët e UÇK-së janë nder i atdheut. Ai ka thënë se ka ardhë koha për një fillim të ri në shërbim të vendit.
“Nëse e keni pritë qe një ditë të gjithë do të bëhemi bashkë, ajo ditë ka ardhe për të nderuar atdheun”, ka thënë Haradinaj gjatë bashkëbisedimit me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tutje, Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë askënd me u tallë dhe me e poshtru luftën e UÇK-së.
“Kushdo qoftë ai nuk do të lejojmë. Dojmë me qenë në nivelin e punës qe çdo qytetarë më pas lehtë me nderu atdheun dhe vlerat e luftës”, ka shtuar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se në shtatë qendrat më të mëdha të vendin do të ndërtojnë nga një shtëpi të UÇK-së.
Më 11 qershor, sipas tij, është dita e koalicionit PAN.
“Do t’i nderojmë shqiptarët kudo qe janë, pasi do të kemi një qeveri të qëndrueshme”, ka përfunduar Haradinaj.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.