UBT

Haradinaj: Javët në vijim do të konfirmohet lajmi për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se platformën e votuar sot në Qeverinë e Kosovës për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë do ta dorëzojë në Kuvendin e Kosovës.

Ai këto komente i bëri në konferencën për media. Haradinaj ka theksuar se dialogu aktual në mes Prishtinës dhe Beogradit është konsumuar dhe tash sipas tij, do të insistohet në dialogun final.

“Presim që Kuvendi ta kalon dhe të kemi transparencë në këtë platformë”, ka shtuar ai.

Haradinaj duke folur për raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, ka theksuar se është raport dyvjeçar. Sipas tij, në këtë raport përveç ngecjeve vlerësohet dhe evidentohet dinamika dhe puna që bëhet në rend, ligj dhe legjislacion.

ARKATANA

“Aty shihet fokusimi në rend dhe ligj. I jepet peshë të arriturave të fundit. Nga bisedat që kom pasur vet me zyrtarët e BE-së. Kosova e ka kaluar mesataren e kërkuar. Do te kemi edhe një vlerësim në maj, ku do të testohet gjendja. Unë e kam bukur të sigurt dhe bukur të qartë se javët që vinë do të konfirmohet lajmi për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ku ka thënë se Kosova është në proces e sipër të hartimit të statutit të këtij organi.

Haradinaj ka theksuar se marrëveshja e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë parasheh që statuti i këtij Asociacioni të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.