Haradinaj: Janë të mjerë ata që e harrojë sakrificën e këtij populli

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat mbi civilët shqiptarë.
“Sa herë vjen marsi, edhe njëherë na hapen plagët. Si sot, fundmarsi apo fillimprilli 17 vjet më parë, kanë ndodhur Krusha, Suhareka, Celina, Izbica, Lubeniqi, Belegu, Meja e shumë masakra të tjera mbi civlilët shqiptarë, të cilat më vonë u bënë themel i lirisë që e kemi sot”.
“Janë të mjerë ata që e kanë kujtesen e shkurtër dhe harrojnë se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës” ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, trasmetojnë Klan Kosova.
Sipas tij, edhe më të mjerë janë ata që sot guxojnë ta rrezikojnë projektin, ndër breza, për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Shpirti i tyre do të prehet në paqe, vetëm duke e respektuar, deri në përulje, flijimin e tyre dhe duke e mbrojtur këtë sakrificë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta” ka shkruar më tutje ai.