RCCOLA

Haradinaj: Jam proamerikan, por nuk e duam Serbinë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin “Info – Box”, ka theksuar se ata si opozitë po kërkojnë nga miqtë ndërkombëtar që të ndihmojnë në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe ai në mesin e tyre janë pro amerikan, duke shtuar se “është nder me qenë pro amerikan, për shkak se e kemi një miqësi të veçantë me këtë shtet”.

Uji Dea

“Mikut edhe i thuhet kërkesa e besa edhe ankohesh te miku. Njerëzore është me i kërku mikut diçka. Po kërkojmë me na ndihmu me i anulu dy vendime që i ka marrë i ligu e i keqi në Kosovë – kryeministri dhe zëvendësi i tij. Fajet. Nuk duhet me na ardh marre me i thonë Amerikës nuk dojmë republika ‘Srbska’ në Kosovë. Nuk duhet të na vijë keq me i thonë Amerikës se nuk e dojmë Serbinë brenda Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për protestat e opozitës që priten të mbahen me 9 janar, për të cilat ka thënë se pret që do të jenë massive dhe se do t’i bashkangjiten një numër i madh i qytetarëve, e që sipas tij, kosovarët tashmë e kanë të qartë dëmin e këtyre marrëveshjeve.