United Hospital

Haradinaj: Isa Mustafën po e tërheqin për kërpeshi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Zona B” të Klan Kosovës duke folur për raportet dhe fjalët drejtuar Kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën, ka thënë se ai i ofendon të gjithë andaj shprehjet dhe fjalët ndaj tij janë një ekuivalencë. Kurse përgjegjës për demarkacionin i ka bërë edhe Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin
“Gjuha është tepër e rëndë, nuk ka ku shkon ma larg se me ta sha nënën e babain se sa me u shpreh se nuk po hupim 1 mm ose metër. Kjo po i bjen me të rrejt para syve duke thënë se aprovojmë një raport të Komisionit dhe kjo nuk durohet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se edhe më herët ka thënë fjalë të tjera për Mehën.

“Kjo është një karakter tjetër pasi i kam thënë prevarant, kriminel, i korruptuar dhe tërë këto i kam thënë edhe ja kam shtuar edhe një. Nuk di çfarë tjetër me i thanë këtij njeri edhe njerëzve tjerë që gati i kanë sjellë probleme njerëzve të vet”.

Haradinaj ka deklaruar se Meha nuk është fajtori i vetëm për demarkacionin, por është pjesë kyçe e gabimeve.

“Ai është sinonim i fajit, ai përfaqëson një komision që është dashur me e plasu për Kosovën një version. Është nyja e fajit, është gabim për Thaçin që ka nënshkruar. Është gabim për Mustafën që i aprovojnë këto në Qeveri por ky e ka prezantu”.

Hidromorava

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj është shprehur se kjo çka po ndodh tregon se kryeministri Isa Mustafa nuk i sjell të mira Kosovës.

Madje sipas tij kryeministri Isa Mustafa nuk mund të falë pjesë të Kosovës që janë pasuri shtetëore.

“Kjo është një dëshmi që Qeveria e Isa Mustafës është e dëmshme. Isa Mustafa është i dëmshëm për Kosovën, ai nuk ka fuqi as kredit me thanë as PO as JO. Atë janë duke e tërhequr për kërpeshi”, tha ai

“Unë nuk protestoj te ‘rançi’ i tij. Lle ta jap ‘rançin’ e vet ose pronën e Arbenit e Besnikut. Ai nuk mundet me dhënë pronën e Kosovës”, tha Haradinaj, për Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.