Hidromorava

Haradinaj: Isa Mustafa është njëfarë “qadi”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në krejt botën ndodhin aferat politike, por kjo Qeveri është krejt aferë, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në emisionin Rrokum Rrol në TV Rrokum, ai ka thënë se kryeministri është “qad”, që sipas tij është zhargoni i përdorur në Ushtrinë e Jugosllavisë për dikë që ia mban çantën shefit.

Uji Dea

“Isa Mustafa është njëfar ‘qadi’ ne Qeveri. Nuk ka kurrfarë roli. Ai nuk guxon me u ndi karshi Hashim Thaçit”, tha ai, duke reaguar edhe ndaj zërave dhe thirrjeve që Lëvizja Vetëvendosje po ua bënë qytetarëve për të mos marrë pjesë në protestën e nesërme të thirrur nga AAK dhe Nisma. /Telegrafi/