UBT

Haradinaj: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales e pasuksesshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë për medien gjermane “Basler Zeitung” ku mes tjerash ka folur për iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Haradinaj fillimisht sa i takon çështjes së Gjykatës Speciale është pyetur për kritikat e ashpra të partnerëve të Kosovës për iniciativën e shfuqizimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Haradinaj ka thënë Kosova vazhdon ta ndiej mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

“Ne e ndjejmë mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së, e cila është shumë e rëndësishme për ne. Mbi të gjitha, i kërkojmë BE-së ndihmë për të gjetur një mënyrë që pesë nga anëtarët e saj të mos bllokojnë më shumë perspektivën e BE-së për Kosovën – dhe në fund na njohin. Kjo gjithashtu mund ta bëjë më të lehtë Serbinë të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën”, ka thënë Haradinaj, transmeton Insajderi.

Haradinaj më tej reagimet e ashpra nga ndërkombëtarët i ka arsyetuar se opinionet e deputetëve nuk përputhem me detyrimet që i kanë vënë ndërkombëtarët.

UBT

“Iniciativa ishte një shprehje e jetës demokratike të parlamentit tonë. Opinionet e deputetëve nuk përputhen gjithmonë me detyrimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Por, iniciativa ishte e pasuksesshme, kështu që nuk do të ketë epilog”, ka thënë Haradinaj.

Më tej kryeministri është pyetur edhe nëse pas iniciativës për zhbërjen e speciales është vet ai dhe presidenti, Thaçi.

Haradinaj në përgjigjen e tij ka përdorur votën e deputetëve të partisë së tij, kundër themelimit të Gjykatës Speciale në vitin 2014.

“Kur krijimi i saj u vendos në vitin 2014, partia ime votoi kundër tij. Gjykata Speciale të jetë selektive, e orientuar ekskluzivisht kundër shqiptarëve të Kosovës. Përveç kësaj, ajo ishte kundër gjykatës duke u ngritur jashtë vendit. Pozita ime është që, si kryeministër, i bindem vendimeve të Parlamentit”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.