Eko Higjiena

Haradinaj: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit, hap perspektivën e Kosovës drejt BE-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Gjatë takimit Haradinaj dhe Szunyog kanë diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Hidromorava

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ka shprehur konsideratën e tij për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar ai. /Telegrafi/