Fundamenti

Haradinaj ia “prishi” planet Mustafës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, duket se ia ka prishur planet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që ky i fundit t’i bashkojë partitë e djathta.

Pavarësisht se në Kosovë nuk e kanë idenë e ndarjes në blloqe, Mustafa kishte synuar që t’i bashkojë te gjitha partitë opozitare kundër Hashim Thaçit dhe grupit të tij politik, i cili po e drejton shtetin nga viti 2008.

Ish-kryeministri Haradinaj nuk i është përgjigjur pyetjes, nëse afrimi i tij me PDK-në ia prishi planin LDK-së për bashkimin e së djathtës. Ai ka thënë se afrimi me PDK-në po bëhet për të mirë të Kosovës.

Hidromorava

Nga ana tjetër, Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së, është i bindur se ky afrim ndërmjet AAK-së dhe PDK-së nuk ja ka humbur kuptimin ofertës së LDK-së për bashkimin e së djathtës, shkruan “Zëri”.

“Afrimi i AAK-së me PDK-në është interes politik…kjo nuk do të thotë se AAK po e sheh veten më afër qendrës së majtë dhe programeve politike që i kanë ata”, ka thënë Haziri./Indeksonline/