Haradinaj ia bën të qarta vijat e kuqe Shpend Ahmetit: Veç shkëmbim territoresh s’do të lejojmë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në konferencën e përbashkët për media, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.
Në fjalën e tij Shpend Ahmeti si përfaqësues i këtij delegacioni shtetëror ka folur për përkrahjen institucionale që ka marrë nga Kadri Veseli, Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.
Megjithatë, Haradinaj ka ndërhyrë derisa po fliste Shpend Ahmeti, duke i thënë se nuk do ta përkrahin delegacionin shtetëror, nëse flasin për korrigjim të kufijve.
“Nëse është shkëmbim i territoreve, nuk pajtohem me delegacionin asnjëherë”, ka thënë Haradinaj. /GazetaExpress/


