ARKATANA

Haradinaj ia bën me dije PDK-së: Blloku është stabil

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Për bllokadën e krijuar në formimin e institucioneve të vendit, kreu i AAK-së dhe i nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, fajtor kryesor e bën PDK-në, kurse mohon të ketë çarje të Bllokut VLAN.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për RTK-në, thotë se gjatë gjithë kohës, qeveria e pakicës po merr vendime që janë në kundërshtim me parimet e qeverisjes së shumicës.

“Gjatë gjithë kësaj kohe qeveria e pakicës ka marrë vendime në kundërshtim me parimet e qeverisjes. Kjo është shqetësuese edhe për vendin edhe për ne. Pse nuk ka ndodhur deri tani ndërtimi i institucioneve është se qeveria e pakicës nëpërmjet vendimit të Kushtetueses e ka pengu këtë”, ka thënë veç tjerash Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë zërat nëpër media se brenda Blloku VLAN ka çarje.

ARKATANA

“Nuk ka çarje të Bllokut dhe se indikacione të tilla nuk ka pasur e nuk do të ketë as në të ardhmen”, tha ai.

Për gjithë situatën e krijuar në vend, përkatësisht mungesën e institucioneve, Haradinaj e fajëson PDK-në.

“PDK është pengesa pse nuk kemi institucione për kaq muaj. Flora Brovina është pengesa sepse nuk po e thirr seancën. Ata presin se do të ketë gjimnastika të ndryshme brenda Bllokut, por u them se nuk do të ketë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.