Fundamenti

Haradinaj i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i zhgënjyet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e kuvendit.

Haradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendin nuk e përmbyll gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Pak a shumë jam i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese. Po ju tregoj dy elemente pse: Gjykata Kushtetuese nuk ka lëndë përditë, ka lëndë vetëm kur ia dërgon një palë. Nuk është si gjykatat e zakonshme që i ka një mijë lëndë e kur i shkon edhe një, duhet me pritë kur i vjen rendi”.

“Gjykata Kushtetuese është institucion që e bën kujdestarinë jo vetëm të Kushtetutës por edhe të rendit kushtetues dhe e ka të drejtën e interpretimit të Kushtetutës, është përgjegjëse për sigurinë institucionale, për sigurinë nacionale. Se vendimet e saj ndikojnë në çdo element të jetës sonë”, tha Haradinaj në Rubikon.

Kreu i AAK-së, tha se Kushtetuesja ka mundur ta trajtojë me më me urgjencën lëndën, madje sipas tij, këtë kta mundur ta bëjë brenda dy jave.

GRANDEMALL

“Së pari jam habitur që i ka marrë 60 ditë me kthy përgjigje për një temë që është bukur me urgjencë në vend. Se nuk i kanë pas 10 lëndë tjera edhe nuk kanë qenë zënë, kjo lëndë ka mund të trajtohet për një periudhë dyjavore edhe na ia kishim fituar Kosovës edhe gjashtë javë tjera. Tjetra është se ata nuk jetojnë në një planet tjetër por në Kosovë, ata po e shohin ku janë problemet e këtij vendi. Gjyqtarët e Kushtetueses e dinë çka po i ndodhë këtij vendi”, theksoi Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Ai tutje u reagoi ashpër gjyqtarëve të Kushtetueses, pasi sipas tij vendimi që kanë marrë i shkon për shtati qasjes së Kurtit, siç tha ai për të mbajtur grusht shtet në Kosovë.

“Mendoj se gjyqtarët e kanë pasur një mundësi të artë për ta ndihmuar vendin e vetë, me interpretu situatën ekzistuese institucionale në bazë të Kushtetutës se e kanë atë të drejtë me i dhanë perspektivë vendit. E vërtetë është që e kanë dhënë një afat 30 ditor, por nuk e kanë mbyllë këtë gjendje pra e kanë lënë të paqartë”.

“Duke qenë kështu, kam drojë se edhe ky vendim është pak a shumë në qasjen e Kurtit për me mbajt një grusht shteti në Kosovë. Ky vendim nuk ka qenë i qartë sa me pengu një grusht shtet që po ndodhë në Kosovë”, tha më tej Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.