UBT

Haradinaj i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së: Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur për protagonizëm e populizëm

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ka nisur punimet Kuvendi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Me një pjesëmarrje prej 600 delegatëve nga të gjitha nëndegët, ky subjekt politik pritet sot të zgjedh kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar dhe Këshillin Drejtues.

Deri më tani dihet se kandidat për të marrë drejtimin e partisë edhe për një mandat tjetër është Ramush Haradinaj.

Para të pranishmëve, Haradinaj falënderoi të gjithë për të cilët tha që bënë që Kuvendi i 9 i AAK të jetë kaq madhështor e serioz e të tregojë vërtetë se kush është AAK-ja.

“Sot mund ta vërtetojmë se qëllimet arrihen edhe kur janë të vështira. Qëllim kishim lirinë, pavarësinë, demokracinë e ushtrinë. Ishim ne ata që i projektuam këto qëllime dhe i arritëm Kemi edhe qëllime tjera, rritjen ekonomike, normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë në njohje reciproke, qëllim kemi anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Ne do ti realizojmë edhe këto qëllime”, u shpreh Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Haradinaj tha se Kosovë sot nuk është mirë Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur të protagonizëm e populizëm, janë mosbesues janë të frikësuar nga çdo gjë, e në paranojë e izolim

“Kosova sot është e trembur sepse edhe ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë oportunistë, jetojnë në ujëra të qeta edhe kur Kosova është stuhi”, tha Haradinaj.

RCCOLA

Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri tha se 22 vite më parë kur është themeluar AAK ka qenë një subjekt politik i cili ka vendos themelin dhe urat për shumë procese politike, që sot dy dekada pas ky vend i gëzon.

“Jemi na, lideri ynë, vota jonë që në asnjë situatë dhe në asnjë moment nuk kemi kalkuluar politikisht në kurriz dhe dëm të vendit tonë, gjakut dëshmorëve dhe mbi të gjitha për të ardhmen e vendit tonë.

Jemi ne është kryeministri ynë i parë që në vitin 2004 i dha themelin shtetit tonë, duke themeluar në atë kohë dy ministri, dhe duke punuar krahë për krahë me bashkësinë ndërkombëtare për ti dhënë drejtim pavarësisë së Kosovës. Fatkeqësisht kjo punë nau ndal dhe kryeministri jonë në atë kohë u thirr që të shkoj në Hagë. Në dy procese gjyqësore për shtatë vjet kemi qenë vet, por i kemi besuar drejtësisë dhe liderit tonë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se AAK nuk ka kalkuluar asnjëherë për disa vota.

“Nuk kemi kalkuluar për do vota, sot jemi këtu faqebardhë të dalun para qytetarëve me vendime që qytetarët kanë me jetu për tërë jetën”, tha Tahiri. /Telegrafi/