Fundamenti

Haradinaj i vendosur rreth demarkacionit: Nuk bëjmë asnjë kompromis që e dëmton vendin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar qytetarët se nuk do të bëhet asnjë kompromis në dëm të interesit nacional.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj ka thënë se ekziston kujdesi që mos të kalohet nëpër rrugë të dhimbshme për të arritur deri te liberalizimi i vizave.

FIDANISHTJA

“Ajo që mund të ju siguroj është që jemi shumë seriozë për të arritur te lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit. Pra, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë deri sot e kanë parasysh këtë, por jo në kompromis ose në dëm të temave të interesit nacional. Pra, jemi të kujdesshëm që mos të kalojmë nëpër rrugë të dhimbshme deri te liberalizimi i vizave, por nëpër rrugë që na bëjnë nder gjithë jetën”, theksoi Haradinaj sot në Mitrovicë gjatë një vizite që i ka bërë Akademisë Kosovare për Lidership, raporton EO.

Haradinaj me këtë rast është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me atë çka ka parë në këtë akademi, duke thënë se ky është një projekt i vlefshëm për Kosovën të cilin duhet shpërndarë në mbarë vendin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.