FITORJA

Haradinaj i reagon OKB’së: Rusi ishte spiun i kamufluar si punëtor i juaji

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook, pak kohë pasi Kombet e Bashkuara reaguan për shpalljen e diplomatit rus të UNMIK’ut si person të padëshiruar.

Një zyrtar rus i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) u arrestua nga Policia e Kosovës të martën gjatë një aksioni në Veri, pasi i njëjti pengoi policët gjatë arrestimit të të dyshuarve për kontrabandë.

Më tej, institucionet kosovare e shpallen person “non grata”, zyrtarin rus që pas lirimit shkoi në Beograd. OKB thotë se nuk mund të shpallen të padëshiruar punonjësit e saj, e Haradinaj nuk zmbrapset nga vendimi.

Mobi Casa

“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se veprimet e zyrtarit rus në Veri kanë qenë kundër të drejtës ndërkombëtare.

“Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, thuhet në postimin e Haradinajt. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.