ARKATANA

Haradinaj i reagon Kocijançiqit për Trepçën: BE-së i ka humbur rruga në oborr

/ 2 minuta lexim
HW

Deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut, i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se deklaratat e tilla dëshmojnë se BE-së i ka humbur rruga në oborr.

Sipas shefit të qeverisë, deklarata e Kocijançiqit është qëndrim i papranueshëm dhe që cenon shtetin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se Trepça nuk është çështje e hapur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Uji Dea

Sipas Haradinajt, temat e tilla tregojnë qëllimin për ndarjen e Kosovës.

“Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, përfundon postimi i Haradinajt në Facebook.

Ndryshe, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka deklaruar se çështja e Trepçës duhet të merr epilog në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën, kishte reaguar ashpër edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se dialogu nuk do të vazhdojë nëse ndërrohet statuti i Trepçës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.