Mobi Casa

Haradinaj i përgjigjet Vulinit: Historia e shqiptarëve është më e vjetra në Ballkan

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Pas propozimit tim të djeshëm që institucionet e Republikës së Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës, ka pasur disa reagime, sa emocionale aq diletanteske, prej asaj se unë i jam vënë në mbështetje “Car Llazarit” e deri te ajo se po provoj ta ndryshoj historinë e serbëve! U përgjigjem të gjithë këtyre zërave, se unë nuk po merrem as me lavdinë e as me historinë e të tjerëve. Po kërkoj një lapidar ose memorial, ku do të kujtoheshin të gjithë ata shqiptarë, e që nuk janë pak, që ranë në Betejën e Kosovës, sepse edhe historia edhe lavdia u përket atyre, dhe mitet nuk mund t’i ndryshojnë faktet historike.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas një deklarate të bërë dje në rrjetin Facebook, ka ngritur reagime të mëdha tek zyrtarët serb.

Haradinaj dje ka propozuar që institucionet e Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës në vitin 1389.

Lidhur me këtë propozim sot ka reaguar ministri i Punës, Çështjeve sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se “Disa shqiptarë dëshirojnë që ta ndryshojnë historinë serbe”.

Me këtë rast Haradinaj është përgjigjur duke thënë se historia shqiptare është shumë më e vjetër se krejt historitë e Ballkanit.

Mobi Casa

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pas propozimit tim të djeshëm që institucionet e Republikës së Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës, ka pasur disa reagime, sa emocionale aq diletanteske, prej asaj se unë i jam vënë në mbështetje “Car Llazarit” e deri te ajo se po provoj ta ndryshoj historinë e serbëve!

U përgjigjem të gjithë këtyre zërave, se unë nuk po merrem as me lavdinë e as me historinë e të tjerëve. Po kërkoj një lapidar ose memorial, ku do të kujtoheshin të gjithë ata shqiptarë, e që nuk janë pak, që ranë në Betejën e Kosovës, sepse edhe historia edhe lavdia u përket atyre, dhe mitet nuk mund t’i ndryshojnë faktet historike.

Sa u përket zërave se unë po provoj ta ndryshojë historinë serbe, i siguroj ata se historia shqiptare, është shumë më e vjetër se krejt historitë e Ballkanit! Kanë qenë vet historianët serbë që e kanë falsifikuar historinë e tyre, por kjo është punë e tyre dhe jo imja.

Historianët serbë e dijnë mirë se në Betejën e Kosovës kanë marrë pjesë ushtritë e princave shqiptarë dhe është mirë që për këtë t’i mësojnë edhe politikanët e padijshëm të tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.