FITORJA

Haradinaj i përgjigjet Serbisë: Ushtrinë nuk e kemi për veri, por për Irak e Afganistan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Ramush Haradinaj u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës. I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë së vendit tonë ka diskutuar në lidhje me rezolutën e PSD-së dhe qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, formimi i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë është i nevojshëm.Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se qeveria është fajtore që punët e veta i ka përfunduar, por nuk po mund t’i kryejë edhe të BE-së.

Hidromorava

Ndërsa sa i përket taksës kundër mallrave serbe, Haradinaj tha se deri në 175 mallra serbe hyjnë pa asnjë taksë, ndërsa ka përjashtime për dërgesat humanitare.

Këto deklarata ai i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë nisur punimet në shtrimin e rrugës “Sitnica”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.