Hidromorava

Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Nuk të lejoj të përzihesh në punët tona

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përgjigja e shumëpritur e Haradinajt për presidentin turk Erdogan ka ardhur në një ditë simbolike – ajo për Skëndërbeun. Haradinaj ishte i prerë, por nuk ishte shumë i ashpër. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më në fund i është kundërpërgjigjur presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që i mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Megjithatë, Haradinaj nuk e ka përmendur asnjëherë me emër presidentin turk, dhe as rastin e dëbimit të turqve, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm, teksa i është kundërpërgjigjur Erdoganit.

Shefi i ekzekutivit të vendit i ka thënë Erdoganit se nuk do ta lejojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

FIDANISHTJA

“Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë”, ka thënë ai.

“As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen”, ka shtuar ai.

“Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t’i bëjë në emrin tonë në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.

“Do t’i bëjmë ne, kur t’i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur kryeministri kosovar. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.